Traktati bërthamor “i vdekur”, NATO-ja paralajmëron për kërcënimin nga Rusia

Traktati bërthamor “i vdekur”, NATO-ja paralajmëron për kërcënimin nga Rusia

03 August 2019 09:38

Traktati kryesor ndërkombëtar për çarmatim bërthamor përfundimisht është “i vdekur” me tërheqjen zyrtare prej saj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kohën e akuzave të ndërsjella midis Perëndimit dhe Rusisë, ndërkohë që NATO-ja është zotuar që t’i zgjerojë masat ushtarake të mbrojtjes në Evropë.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendet anëtare të NATO-s po përballen me rrezikun nga raketat tokësore, dikur të ndaluara, ruse që mund “të mbërrijnë në qytetet e BE-së brenda vetëm pak minutash”.

Traktati i 1987-s i Forcave Bërthamore të Rrezes së Mesme (INF), nënshkruar ndërmjet presidentit amerikan të asaj kohe, Ronald Reagan, dhe homologut të tij sovjetik, Mikhail Gorbachev, ndalonte të gjitha raketat tokësore me rreze veprimi prej 500 deri në 5.500 kilometra, duke i larguar ato përfundimisht nga Evropa, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Por traktati u zhbë zyrtarisht të premten, pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, u tërhoq prej saj duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e raketave tokësore të afta të bartin koka bërthamore, për të cilat SHBA-ja dhe NATO-ja pretendojnë se përbëjnë shkelje të kufizimeve të parapara me INF-në.

Stoltenberg ka thënë se raketat ruse – 9M729 apo, sipas përshkrimit të NATO-s, SSC-8 – kanë “fuqi të madhe mobile dhe janë zor të detektueshme”. Përpos se janë në gjendje të godasin kudo përbrenda Evropës, ato “e ulin po ashtu pragun për përdorimin e armëve bërthamore në një konflikt të armatosur”.

Në kundërpërgjigje, Ministria e Jashtme ruse ka bërë të ditur se ujdia ka marrë fund “me iniciativë të SHBA-së”.

Sergei Ryabkov, zëvendësministër i Jashtëm rus, ka nxitur SHBA-në që të zbatojë moratorium për vendosjen e raketave. Stoltenberg tha se propozimi për moratorium “nuk është ofertë kredibile” për shkak se Rusia ka vendosur raketat e diskutueshme tash e sa vjet, ndërkohë që një mori vendesh anëtare të Aleancës iu bashkuan shefit të NATO-s në fajësimin e Rusisë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme