Pakënaqësi ndaj policisë në rastin që tronditi Rumaninë

29 July 2019 19:35

Një 65-vjeçar në qytetin Caracal të Rumanisë, ka pranuar të ketë vrarë dy adoleshente. Ky rast ka nxitur pakënaqësi të mëdha për mënyrën e trajtimit nga policia rumune.

Gjorgj Dinka, mekanik, është arrestuar lidhur me hetimet për vdekjen e Alexandra Macesanu, 15-vjeçare, dhe Luiza Melencu, 18-vjeçare, e cila ishte zhdukur që nga muaji prill, transmeton KTV. Avokati i vrasësit, ka thënë se klienti i tij ka pranuar fajin për vrasjen e dy të miturave.

Vajza Macesanu, kishte kërkuar ndihmë në numrin emergjent, duke thënë se është rrëmbyer nga një person gjatë rrugës për në shtëpi. Autoriteteve u janë dashur 19 orë për të lokalizuar dhe për të hyrë në shtëpinë e vrasësit.

Ata dështuan t’i lokalizojnë thirrjet e saj, ani pse kishin teknologji të avancuar. Mijëra rumunë protestuan kundër qeverisë të shtunën për të shprehur pakënaqësinë rreth reagimit të ngadaltë, derisa ekspertët ende nuk kanë konfirmuar identitetin e mbetjeve njerëzore që janë gjetur në shtëpinë e vrasësit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme