Botë

Gjykata bllokon rregulloren që kufizon azilin në kufirin SHBA-Meksikë

Descriptive Text

Një gjykatës federal amerikan lëshoi një urdhëresë të përkohshme të mërkurën, duke bllokuar një rregullore të administratës Trump të lëshuar 10 ditë më parë.

Rregullorja i ndalonte emigrantët të kërkonin azil në SHBA, nëse përpara se të mbërrinin, kishin kaluar nga një vend tjetër dhe nuk kishin kërkuar aty më parë azil.

Në vendimin e tij gjykatësi Jon Tigar i qarkut verior të Kalifornisë tha se me një vendim të Kongresit është mundësuar pengimi i kërkesave për azil për ata aplikantë të cilët kishin një alternativë të sigurt në një vend tjetër. Por Kongresi kërkonte që të ekzistonin garanci të arsyeshme se personi nuk do të pësonte dëmtime apo do të persekutohej në atë vend.

Më herët gjatë ditës, një gjykatës federal në Uashington D.C, Timothy Kelly refuzoi ta bllokonte rregulloren e administratës, duke thënë se grupet që mbrojnë emigrantët, që bënë ankimin, nuk arritën të japin fakte mbi pasojat e menjëhershme negative të këtij vendimi.

Administrata Trump pritet ta apelojë vendimin gjyqësor që bllokon rregulloren/VOA.