Botë

Irani vë kushte për bisedimet rreth programit bërthamor

Irani ka deklaruar se është gati vetëm për bisedime, por ka kërkuar që me këto bisedime të mos kërkohet dorëzimi i shtetit për testet bërthamore.

Presidenti i këtij shteti, Hassan Rouhani, nuk tregoi se për çfarë bisedimesh bëhet fjalë, por besohet se ato bisedime janë me Shtetet e Bashkuara për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, transmeton KTV.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga kjo marrëveshje gjatë vitit 2018, por ka thënë se do të jetë i gatshëm të bisedojë.

Qeveria amerikane ka vënë sanksione të ashpra ndaj Iranit, qëkurse është tërhequr nga marrëveshja. E këtë e ka bërë me qëllim që ta kthejë Iranin në tavolinën e bisedimeve.