Botë

Qeveria e Spanjës nuk fiton votëbesimin, Sanchez ka një tjetër shans

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, nuk ka arritur të sigurojë një qeveri pasi Parlamenti i vendit miratoi një mocion mosbesimi gjatë votimit të saj të parë ditën e sotme.

Kjo ndodhi pasi Sanchez dështoi të sigurojë një shumicë të nevojshme absolute për të formuar një qeveri që kur fitoi zgjedhjet e përgjithshme në prill.

Në Parlament, votimi për kryeministrin spanjoll ishte 123 kundër 170 pro dhe 52 abstenime, transmeton BW raportimet.

Të paktën 176 vota nevojiteshin për një shumicë absolute ndërsa Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) e kryeministrit Sanchez ka siguruar vetëm 123 vende në asamble.

Rreth 80 ditë bisedimesh me partinë e majtë Podemos, që shihet si partneri më i mundshëm i PSOE-së, nuk dhanë ndonjë fryt për koalicion.

Një votim i dytë besimi është parashikuar për të enjten, në përputhje me kushtetutën e vendit. Këtu, udhëheqësi socialist do të ketë nevojë vetëm për një shumicë të thjeshtë.

Nëse Sanchez dështon edhe të enjten, vendi në vjeshtë do të mbajë zgjedhjet e saj të katërta në katër vitet e fundit.