Botë

Ushtria dhe policia me patrullime të përbashkëta për ruajtjen e kufijve nga migrimet ilegale

Sllovenia do të përfshijë 35 ushtarë për të mbrojtur kufirin me Italinë nga migrimet ilegale, njoftojnë mediat sllovene sot, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi.

Në rajonin e Koprit, ku fluksi ilegal i emigrantëve është vërejtur në javët e fundit dhe me kërkesë të policisë, 35 pjesëtarë shtesë të ushtrisë do të dërgohen nesër në mbështetje të policisë.

Ushtria do të përdorë shumicën e mjeteve të ushtrisë në përdorimin e saj të rregullt, nga mjetet e vëzhgimit tek automjetet e blinduara dhe gjatë ditës, në patrullime të përziera me policinë, do të ndihmohet njësia e ushtrisë në nivel kompanie.

Angazhimi i shtuar i Sllovenisë në parandalimin e migrimit ilegal në kufi me Italinë filloi më parë këtë muaj kur u prezantuan njësitë e përbashkëta të policisë sllovene dhe italiane./ksp