Roja Revolucionare Iraniane, deklaroi se forcat e tij kanë kapur një naftëmbajtëse britanike në ngushticën e Hormuzit për një shkelje të supozuar të ligjeve ndërkombëtare.
Sipas një deklarate nga pronari i anijes “Stena Impero” konfirmohet se anija është kapur nga disa skafe të vogla dhe një helikopter në orën 15:00 GMT dhe aktualisht po dërgohet në veri të Iranit.
“Aktualisht nuk jemi në gjendje që të kontaktojmë anijen”, thuhet në një deklaratë të kompanisë që menaxhon anijen.
“Në bord të anijes ka 23 persona”, sipas deklaratës./Atsh/
-
19 korrik 2019 23:02
-
Shpërndaje në: