Botë

Macroni cilësohet version i ri i Napoleonit

Nigel Farage e ka quajtur presidentin francez Emmanuel Macron një version të ri të Napoleon Bonapartës.

Teksa mbajti një fjalim në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg, politikani britanik kritikoi paraqitjen e Macronit në paradën ushtarake në Ditën Kombëtare të Francës ku ai u shfaq në një veturë ushtarake derisa përcillej nga qindra ushtarë francezë, transmeton KTV.

“Pa pasur fare dyshime, pesë vjet pas punës së këtyre deputetëve, Unioni i mbrojtjes evropiane do të jetë i kompletuar. Dhe çfarëdo që ka për mbrojtje, mund të përdoret edhe për sulme”, tha Farage, një kundërshtar i madh i BE-së dhe gjithashtu, kundërshtues i kandidates gjermane Ursula von der Lyen për postin e presidentes së Komisionit Evropian.