Botë

UNHCR njofton për rreth 250 vetë të zhdukur në Mesdhe

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) njoftoi të martën se rreth 250 vetë konsiderohen të zhdukur dhe ka frikë për jetën e tyre, pas gjetjes së pjesëve të mbetura të dy anijeve të fundosura javën e kaluar në Detin Mesdhe.

UNHCR njoftoi se agjencia e tij partnere IMC ka bërë të ditur se jo larg bregdetit të Libisë është gjetur pjesa e mbetur e anijes, në të cilën ishin gjetur 163 persona dhe ka drojë se kanë humbur jetën.