Trump në nivelin më të ulët historik në sondazhe, por ruan influencën

Trump në nivelin më të ulët historik në sondazhe, por ruan influencën

23 February 2017 10:00

Uashington, 23 shkurt – Përqindja e amerikanëve që mbështesin punën e Donald Trump është në nivelin më të ulët historik, por presidenti amerikan ruan mbështetjen nga baza republikane në rast konflikti me të të zgjedhurit e partisë në Kongres, sipas dy sondazheve.

Sipas një sondazhi të realizuar nga universiteti ”Quinnipiac”, pas katër javësh në pushtet, vetëm 38 për qind mendonin se Donald Trump ka bërë punë të mirë nga 55 për qind që nuk e mbështesin punën e tij.

Këto shifra janë të pazakonta kaq shpejt në një mandat presidencial.

Më e keqja për Shtëpinë e Bardhë, 63 për qind e zgjedhësve theksojnë se miliarderi njujorkez nuk ishte mjaftueshëm i ekuilibruar dhe 55 për qind nuk e mendojnë të ndershëm.

Për çdo politikan tradicional, shifra të tilla do të ishin shumë katastrofike dhe do të shtynte dhe aleatët e tij politikë të distancoheshin.

Shumë në Uashington mendojnë tashmë për zgjedhjet legjislative të vitit 2018, që do të jenë një test i vërtetë për të zgjedhurit republikanë në detyrë. Këto zgjedhje në mes të mandatit janë perceptuar shpesh si një lloj referendumi për veprimet e presidentit dhe demokratëve, të cilët ëndërrojnë për të rimarrë tashmë 24 vende dhe kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Një goditje e tillë do të shënonte një goditje serioze për bllokimin e agjendës politike të Donald Trump.

Në këtë kuadër, një sondazh tjetër i publikuar dje, nga “Pew Research Center”, tregon se zgjedhësit republikanë vazhdojnë të jenë të gatshëm për të mbështetur, Donald Trump në rast konflikti me të zgjedhurit e partisë në Kongres.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme