Botë

Protesta ndaj bllokimit të opozitës për kandidim në Moskë

Më shumë se 1 mijë persona kanë protestuar në Moskë kundër vendimit të mundshëm që ia pamundëson opozitës pjesëmarrjen në zgjedhjet për parlamentin e kryeqytetit rus.

Komisioni zgjedhor i Moskës deklaroi se shumica e kandidatëve të sponsorizuar dështuan të sigurojnë nënshkrimet e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ilya Yashin, kritik i presidentit Vladimir Putin, bëri thirrje për një takim me votuesit, por shumë shpejt u shndërrua në një protestë para objektit të parlamentit të Moskës, transmeton KTV. Ai tha se kërkesa e komisionit për mbledhje nënshkrimesh është veç mashtrim me qëllim që të pamundësohet pjesëmarrja e opozitës.

Ka një histori të aktivistëve opozitarë që u pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhje. Një bllokim të tillë e pati përjetuar edhe kundërshtari më i madh i Putinit, Alexei Navalny.

Në vitin 2018, atij iu mohua e drejta për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.