Pas paradës ushtarake shpërthen protesta në Paris Foto: Reuters

Pas paradës ushtarake shpërthen protesta në Paris

14 July 2019 17:26

Demonstruesit, të cilët pretendojnë se i përkasin lëvizjes "Jelekët e verdhë", si dhe protestuesit e ndryshëm sot u përleshën me policinë në Paris në fund të paradës ushtarake të mbajtur me rastin e festës kombëtare, “Dita e Bastijës”.

Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa demonstruesit i vunë zjarr disa kontejnerëve me mbeturina, transmeton KP.

Radio France Info njoftoi sot se 152 persona u arrestuan në margjina të paradës ushtarake. Ndër të burgosurit janë udhëheqësit e lëvizjes qytetare "Jelekë verdhët" Erik Drue, Jerome Rodriguez dhe Nicole Maxim, tha prefektura e Parisit.

Nuk ka raporte për qytetarët e lënduar për momentin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme