Botë

Protestohet për të njëzetenjëtën javë me radhë në Algjeri

Algjerianët janë mbledhur përsëri për të protestuar kundër reformave dhe për të kërkuar largimin e elitës sunduese.

Në javën e 21-të të protestave, turmat u mblodhën, duke kërkuar ndryshim më të shpejtë, pasi ishin pikërisht protestat që sollën fundin e regjimit të dy dekadave të Abdelaziz Bouteflika në prill, transmeton KTV.

Protestat po vazhdojnë edhe pse një figurë opozitare u zgjodh kryetar i parlamentit këtë javë, për herë të parë në historinë e Algjerisë.

Ushtria, faktori kryesor në politikën e Algjerisë pas largimit të Bouteflikas, është zotuar të ndihmojë gjyqësorin të ndjekë penalisht personat e dyshuar për përfshirje në rastet e korrupsionit.