Botë

Në Kinë 20 milionë persona të prekur nga përmbytjet

Descriptive Text

Rreth 20 milionë persona janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyer në Kinë, bëri të ditur Departamenti kinez i Menaxhimit të Emergjencave.

Sipas një njoftimi zyrtar, autoritetet evokuan 1,3 milionë persona që ishin në mesin e 19,91 milionë të tjerëve të prekur nga përmbytjet.

Në njoftim thuhet se 582 000 njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut që nga fillimi i qershorit, përmbytjet goditën provincat jugore të Kinës, Zhe Jiang, Fu Jian, Hu Nan, Guang Dong, Gui Zhou dhe Guang Xi.

”Përmbytjet shkatërruan 34 000 shtëpi, 1,76 miliardë hektarë tokë bujqësore dhe 7,7 miliardë dollarë humbje financiare”, thuhet në njoftim./ATSH/