Në Bullgari nisin manovrat ushtarake të NATO-s

Në Bullgari nisin manovrat ushtarake të NATO-s

12 July 2019 16:16

Nisin manovrat ushtarake detare, të koduara ”Breeze-2019”, që do të zhvillohen në Detin e Zi me pjesëmarrjen e trupave bullgare, të NATO-s dhe të vendeve partnere.

”Manovrat do të vazhdojnë deri më 21 korrik nën komandën e Marinës Bullgare duke ndjekur standardet dhe procedurat e Aleancës’’, thuhet një deklaratë nga Ministria bullgare e Mbrojtjes.

Në të marrin pjesë forcat detare të 12 vendeve, përfshirë Italinë.

Përveç anijeve e Grupit të Përhershëm të NATO-s do të marrin pjesë edhe 27 anije luftarake, pesë avionë, gjashtë helikopterë dhe 2 257 ushtarë.

Manovrat ushtarake do të ndiqen nga 132 përfaqësues të institucioneve shtetërore, autoriteteve vendore, dhe organizatave joqeveritare./Atsh/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme