Botë

Merkeli gjen zgjidhjen për të shmangur dridhjet, ulet në karrige gjatë takimeve

Foto: Reuters

Një ditë pasi u pa teksa dridhej në një ceremoni në Berlin, kancelarja Angela Merkel i ka bërë zgjidhje vetes duke u ulur në karrige, për t’i shmangur problemet shëndetësore të reja.

Merkeli dhe të ftuarit e saj zakonisht kanë qëndruar në këmbë për të nderuar himnet në ceremonitë pritëse, por të enjten mbrëma së bashku me kryeministren e re të Danimarkës, himnet i dëgjoi në rehatinë që ia solli karrigia.

Ani pse po insiston se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, Merkel brenda një muaji është dridhur tri herë në pritje zyrtare të liderëve të botës.

Të mërkurën pati probleme në pritjen e kryeministrin e Finlandës, ndërsa gjatë 30 ditëve të fundit u dridh në një takim me presidentin gjerman dhe në vizitën e presidentit ukrainas.