Stuhia Barry në New Orleans mund të shndërrohet në uragan

Stuhia Barry në New Orleans mund të shndërrohet në uragan

11 July 2019 19:39

Stuhia tropikale Barry u formua në brigjet e Luizianës të enjten duke kërcënuar të hedh në breg stuhi me shira të ftohta, që mund të testojë përmirësimin e kontrollit të përmbytjeve të bëra në New Orleans që nga Uragani Katrina i cili ndodhi 14 vjet më parë, transmeton Koha.net.

Parashikuesit thanë se stuhia e parë në sezonin e Atlantikut mund të godasë detin e shtetit jugor të premten, ku rreziku më i madh nuk është era, por, rrebeshet që mund të vazhdojnë me orë të tëra.

Të mërkurën, gjithashtu kishte stuhi e cila shkaktoi përmbytje të shpejta dhe ngriti frikë për shira edhe më të rënda, transmeton AP.

Analistët thonë se stuhia mund të derdh më shumë ujë në lumin e Misisipit tashmë të fryrë, ndoshta duke dërguar ujin në bregdet. Lumi ka nisur të rritet për muaj të tërë.

Guvernatori i Luizianës John Bel Edwards, shpalli gjendje emergjente dhe tha se trupat e Gardës Kombëtare do të vendosen në të gjithë shtetin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme