Botë

Popullsia e BE-së arrin në 513,5 milionë

Popullsia e përgjithshme e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian (BE) ka arritur në 513,5 milionë në vitin 2019, treguan të dhënat e Zyrës Europiane të Statistikave (Eurostat),

Sipas të dhënave, popullsia prej 512,4 milionë në vitin 2018 ka shënuar rritje me 1,1 milionë për të arritur shifrën 513,5 milionë.

Gjermania ngelet shteti më i populluar në BE me 83 milionë banorë dhe pas saj radhiten Franca me 67 milionë, më pas Britania e Madhe me 66,6 milionë, Italia me 60,4 milionë, Spanja me 46,9 milionë dhe Polonia me 38 milionë.

Rritja e popullsisë në BE ka buruar nga migrimi, pasi vdekshmëria në vitin 2018 ka qenë më i madh se lindshmëria, konkretisht në 28 vendet e BE-së janë regjistruar 5,3 milionë vdekje dhe pesë milionë lindje.