Botë

Në Francë edhe flamuri i BE-së i detyrueshëm në shkolla

Paris, 5 korrik – Miratohet përfundimisht nga Parlamenti francez projektligji i cili, ndër të tjera, parashikon detyrimin për të ekspozuar flamurin francez dhe atë europian në klasë deri në shkollën e mesme, por edhe moton franceze ”Liberté, Egalité, Fraternité” (”Liri, Barazi, Vëllazëri”) si edhe tekstin e himnit të famshëm kombëtar të Francës.

Midis dispozitave të tjera të përfshira në paketën legjislative bën pjesë edhe zvogëlimi i moshës së hyrjes në arsimin e detyrueshëm nga gjashtë, që ishte deri tani, në tre vjeç.

Kjo masë do të hyjë në fuqi në shtatorin e ardhshëm.