Botë

Kristiandemokratët e Merkelit triumfojnë në Shlesvig Holshtajn

Descriptive Text

“Efekti Martin Shulc” duket se nuk u bën punë socialdemokratëve gjermane, pavarësisht se u trumpetua si gjetja më e mirë përballë kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit në Gjermani.

Socialdemokratët pësuan disfatë në zgjedhjet e së dielës për parlamentin rajonal të Shlesvig-Holshtajnit, rajonit të vogël verior me një popullsi rreth 3 milionë banorë. Por zgjedhjet atje shihen si indikator, në më pak se 4 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme.

Kristiandemokratët morën 32% të votave, me kandidatin e tyre për kryeministër të këtij shteti federal Daniel Gynter. Ai i nxorri në vendin e dytë socialdemokratët, me 27% në rajonin e dominuar prej tyre për dekada. Gynterit i duhet të negociojë tani me të gjelbrit dhe demokratët e lirë për të formuar qeverinë. Për kryeministrin në largim, Trosten Albig, 7 maji ishte “një ditë e trishtë”.

Dhe e tillë është në të vërtetë për socialdemokratët, të cilët gjatë kohëve të fundit kanë shënuar rezultate të kënaqshme në sondazhe, veçanërisht pas kandidimit të Martin Shulcin për postin e kancelarit. Aq më tepër kur kancelarja gjermane Angela Merkel ende nuk është angazhuar seriozisht në fushatë. Por sipas analistëve, ajo po fiton gjithnjë e më shumë pikë, për shkak të protagonizmit të saj në rritje në arenan ndërkombëtare. Ajo po vlerësohet si “promovuese e vlerave të botës së lirë”, duke marrë pjesë në takime me udhëheqës autokratë si Vladimir Putin, të cilit i përplasi në fytyrë rastet kur qeverisja e tij ka shkelur të drejtat e njeriut, që se ka bërë deri më sot asnjë lider në një takim me të. Apo vizitat në vendet arabe ku ajo nuk ka pranuar të vendosë ferexhenë, sikurse është tradita. Kritikat për politikat e saj të dyerve të hapura për refugjatët duket se nuk i ulin më pikë asaj. Kjo u vu re në sulmin terrorist në tregun e Krishtlindjeve në dhjetor, që nuk pati ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në popullaritetin e Merkelit.

Për ta parën herë në parlamentin e Shlesvig Holshtajnit do të hyjnë edhe nacionalistët e Alternativës për Gjermaninë, cilët siguruar mbi 5% të votave, saç është edhe pragu i përfaqësimit në parlament.