Botë

Irani - Riadit: Lëri marritë, se s’të lë gjë mbi tokë pos Mekës e Medinës

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Hosein Degan, ia ka tërhequr vërejtjen Arabisë Saudite të mos bëjë “hapa të marrë”. Në të kundërtën nga Arabia Saudite s’do të mbetet tjetër por Mekës e Medinës, transmeton Koha.net.

Hosein Degan ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendësit të princit të Kurorës, Muhamed bin Salman, i cili javën e shkuar tha se Arabia Saudite nuk do të presë luftën me Iranin, me të cilën është e pamundur të bisedohet, por do të “punojë që lufta të ndodhë në Iran dhe jo në Arabinë Saudite”.

Degan gjatë një interviste në televizionin El Manar tha se “nuk këshillon një marri të tillë”, meqë në atë rast në gjithë Arabinë Saudite nuk do të mbetet asgjë më shumë se ato dy qytete.

Salman, sikundër edhe zyrtarë të tjerë të Arabisë Saudite, konsiderojnë se Irani ka ambicie të “kontrollojë botën islame”.