Botë

Kryeparlamentari iranian: Kur na ngacmojnë, bëhemi të bashkuar

Descriptive Text

Presidenti amerikan, Donald Trump duhet të kuptojë se iranianët bëhen më të bashkuar kur janë të ngacmuar, ka thënë kryetari i parlamentit iranian, Ali Larijani. 

Komentet i bëri drejtpërdrejt në televizionin shtetëror. Irani njoftoi të hënën se kishte grumbulluar më shumë uranium të pasuruar sesa e lejoi marrëveshja bërthamore e vitit  2015 me fuqitë botërore, raporton KTV.

E kjo sipas analistëve, i ka dërguar një mesazh të qartë Trumpit se Teherani është duke luajtur me zjarr. Trumpi duhet të kuptojë se kur dikush përdor gjuhën ngacmuese kundër një kombi të civilizuar, ata bëhen më të bashkuar, tha Larijani. 

Kërcënimet e SHBA-së i kanë bashkuar fraksionet politike në Iran, shtoi ai.