Botë

Bastisen zyrat e opozitës në Sudan shkaku i protestës kundër regjimit ushtarak

Grupi më i madh i opozitës në Sudan, ka deklaruar të jetë bastisur nga ushtria për shkak të organizimit të protestës kundër regjimit ushtarak.

Opozita po planifikon që të mbajë protestë masive kundër refuzimit të ushtrisë që ta dorëzojë pushtetin te populli, pas largimit të presidentit Omar al-Bashir, transmeton KTV. Sjellja e ushtrisë është cilësuar si represive nga opozita që insiston se protesta do të mbahet këtë të diel.

Kjo protestë është e dyta që prej asaj të 3 qershorit kur ushtria vrau dhjetëra protestues. Për protestën e dytë, ushtria deklaroi se do ta fajësojë opozitën për çfarëdo dhune apo vrasje gjatë protestave.

Bisedimet mes Këshillit Ushtarak të Sudanit dhe opozitës u ndalën më 3 qershor dhe nuk vazhduan më, përkundër thirrjeve të Unionit Afrikan që të dorëzohet pushteti te populli.

Të premten, opozita deklaroi se dy liderë të saj u arrestuan dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë në lirimin e tyre.