Botë

Macron merr detyrën më 14 maj

Presidenti i ri i Francës Emmanuel Macron detyrën nga kryetari i deritashëm i Francës François Hollande do ta marrë më së largu deri më 14 maj kur edhe do ta bëjë betimin.

Macron nuk do të ketë shumë kohë për kremte, sepse më 11 e 18 qershor francezët sërish dalin në votime për të zgjedhur 577 anëtarë të Kuvendit, njofton AFP, transmeton Koha.net.

Epilogu i zgjedhjeve parlamentare do të vendosë nëse presidenti do ta ketë edhe shumicën parlamentare për ta miratuar ose jo programin e vet të reformave.