Botë

Talibanët vrasin tetë punëtorë të Komisionit Zgjedhor në Kandahar

Luftëtarët talibanë kanë vrarë tetë punëtorë të Komisionit Zgjedhor të shtunën në mbrëmje, në provincën Kandahar të Afganistanit, raportojnë autoritetet.

Punëtorët e Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, ishin duke regjistruar votuesit kur u sulmuan nga grupi islamik.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Qari Yousuf Ahmadi, një zëdhënës i talebanëve, tha se luftëtarët kanë vrarë punonjësit e Komisionit zgjedhor si dhe 57 anëtarë të Mbrojtjes Kombëtare dhe Forcave të Sigurisë.

Por, qeveria afgane tha se talibanët kanë ekzagjëruar numrin.

Qaseem Azad, sekretar i Policisë së Kandaharit tha se forcat e sigurisë janë përballur me disa lëndime, por nuk dha më shumë detaje.

Luftimet në mes të talibanëve dhe forcave afgane janë intensifikuar edhe pas tentimeve të bisedimeve për paqe në mes të zyrtarëve të SHBA-së dhe liderëve të talibanëve në Katar.

Bisedimet në Doha pritet të fokusohen në punën rreth një afati kohor për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani dhe për një garanci se militantët talibanë nuk do të planifikojnë sulme në Afganistan.

I dërguari i SHBA-së, Khalilzad ka mbajtur gjashtë raunde bisedimesh me talibanët në kryeqytetin e Katarit, Doha.