Botë

Lufta me penë e vajzës kundër burrit të armatosur

Descriptive Text

Për vite me radhë, burra të armatosur e kishin rrethuar shkollën e vajzave në një fshat në krahinën e Baluksitanit në Pakistan, që të mos i lejonin vajzat të ndiqnin mësimet. 

Por njëra prej tyre nuk u dorëzua asnjëherë dhe ia doli të shkonte edhe në Universitet, dhe tani po trajnohet që të bëhet gazetare. Ajo ka rrëfyer historinë e saj të sakrificës dhe krenarisë për Shumailan Jaffreyn e BBC-së, shkruan sot Koha Ditore.

“Krejt jetën time e ka përshkuar frika”, thekson Naeema Zehri, studente në Universitetin e Femrave Sardar Bahadur Khan në qytetin e Kuetës. “Frika më shkon deri në palcë edhe tani kur mendoj për atë kohë”. 

Naeema ishte rritur në një fshat fisnor në rajonin e Khuzdarit në krahinën e Baluksitanit. Fëmijëria e saj kishte rastisur me kohën kur shkalla e kaosit dhe paligjshmërisë kishte arritur kulmin, thekson ajo. Lajmet njoftonin vetëm për histori burrash të zonës të rrëmbyer dhe të vrarë në sulme të shënjestruara. Frika, paragjykimet dhe armët mbisundonin gjithkah.

Krahina e mjerimit

Balukistani është krahina më e varfër e Pakistanit. Është rajoni ku janë përplasur dhe përshkallëzuar armiqësitë ndërmjet kryengritësve separatistë dhe ushtrisë së Pakistanit. 

Në fshatrat malore të rajonit, jeta është e mjerueshme, por në mënyrë të veçantë e vuajnë gratë, thekson Naeema. 

“Fëmijërinë time e ka përcjellë mjerimi. Ne jemi shtatë fëmijë. Nëna ime nuk ishte e shkolluar, kështu që duhet të varnim mirëqenien e familjes nga bamirësia për të plotësuar nevojat elementare të shtëpisë. Shkollimi ishte një luks që ne nuk mund ta gëzonim”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)