Botë

Gruevski nga Hungaria Qeverinë e Maqedonisë V. e quan kriminale

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski flet pas vendimit të gjykatës qe refuzoi kërkesen për ekstradim në Maqedoni të Veriut.

Me një shënim në faqen e tij ne FB, ai akuzon Qeverinë, siç thotë, kriminale të Maqedonisë për kërkesën për ekstradimin e tij, raporton Zhurnal.

“Sot u zbatua një procedurë standarde të institucioneve të Hungarisë pasi Qeveria kriminale dhe reketare në Maqedoni dorëzoi kërkesë për ekstradim. Gjykata e shqyrtoi kërkesën për ekstradim dhe vendosi të mos e pranojë”, ka shkruar Gruevski.

Dje në orët e para te mëngjesit në Budapest u arrestua ish kryeministri Nikolla Gruevski për të vendosur për ekstradimin e tij në Maqedoni të Veriut, por kjo kërkesë u refuzua me arsyetimin e Gjykatës se kërkesa nuk është e vlefshme.