Botë

32 mijë policë në gatishmëri për G20-ën

Policia japoneze ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie në qytetin Osaka, me nisjen e samitit të G20-ës, ku do të marrin pjesë liderët më të fuqishëm të globit.

Udhëheqësit e ekonomive kryesore në botë pritet të jenë sot të pranishëm në Japoni në samitin G20, i cili paraqet platformën kryesore të bashkëpunimit ekonomik global.

Për mbarëvajtjen e samitit dyditor, policia japoneze në Osaka ka ngritur masat e sigurisë në nivelin më të lartë. Përveç udhëheqësve të ekonomive botërore, në samit pritet të marrin pjesë rreth 30 000 të ftuar ndërsa për sigurinë janë angazhuar 32 000 policë./AlsatM/

Një numër i madh i efektivëve të policisë mund të vërehen veçanërisht përreth qendrës së kongresit INTEX në Osaka, ku do të mbahet samiti.

Policia ndaloi përdorimin e dronëve.

Masat e sigurisë janë gjithashtu të pranishme edhe në aeroportin Kansai të Osaka-s dhe në të gjithë qytetin gjithashtu mund të shihen barriera hekuri rreth parkimit të qytetit.

Gjatë Samitit, pritet të organizohen protesta nga aktivistë për të drejtat e njeriut, aktivistët e mjedisit dhe grupeve kundër luftës.

Samiti i G-20 është një forum i qeverive dhe bankave qendrore të 20 ekonomive kryesore në botë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe 19 vende – Argjentinën, Australinë, Brazilin, Kanadanë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Meksikën, Rusinë, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.