Botë

Zgjedhjet në Francë: Macron fiton më shumë se 60 për qind të votave

Descriptive Text

Edhe pse me pjesëmarrje të ulët, votuesit francezë sot do të zgjedhin presidentin e tyre të ri.

Sipas gazetës prestigjioze britaneze Telegraph, Emmanuel Macron kandidati i qendrës është në avantazh me më shumë vota se kandidatja ekstremiste e djathtë, Marine Le Pen, transmeton Koha.net.

Macron ka marrë më shumë se 60 për qind të votave sipas sondazheve të hershme.

Kanë mbetur më pak se 30 minuta derisa të mbyllen të gjitha vendvotimet, pra në ora 20:00.

Në sondazhet e fundit të opinionit, Macron ka qenë në epërsi, që prej përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 23 prill.