Botë

Zjarr në një ndërtesë në Paris, tre të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një zjarri që ra në një ndërtesë në qendër të Parisit në orët e para të së shtunës.

Një nga viktimat humbi jetën pasi u hodh nga dritarja e pallatit e lartë gjashtë kate në distriktin e 11-të të kryeqytetit francez.

Zjarri u raportua rreth orës 5 të mëngjesit, dhe u deshën gati katër orë dhe 200 forca zjarrëfikëse për ta vënë atë nën kontroll.

Ndërkohë, në spital po trajtohen 27 persona për shkak të problemeve të shkaktuara nga thithja e tymit.