Botë

Christine Lambrecht merr postin e ministres së Drejtësisë në Gjermani

Gjermania do të ketë një ministre të re Drejtësie. Quhet Christine Lambrecht dhe emërohet pasi mbajtësja aktuale e këtij posti do të marrë një vend në Parlamentin Europian.

Lambrecht, nga Partia Social-demokrate (SPD), e qendrës së majtë, dhe aktualisht zëvendësministre në Ministrinë e Financave, do të zëvendësojë kolegen e partisë, Katarina Barley.

Largimi i Barley për në Bruksel, është planifikuar në 2 korrik, por njoftimi i pasardhëses së saj u vonua nga dorëheqja e befasishme e kreut të SPD-së, Andrea Nahles, në fillim të qershorit.

Thorsten Schaefer-Gumbel, një nga tre udhëheqësit e SPD, e përshkroi Lambrehtin si një “grua praktike”.

Lambrecht, i cili është avokate dhe ndodhet Bundestag që prej më shumë se 20 vjetësh, do ta marrë postin më 1 korrik.

Puna e saj e re u njoftua të njëjtën ditë që ajo mbushi 54 vjeçe/DPA.