Botë

Morsi vdiq në gjykatë

Mohammed Morsi, ish-presidenti i Egjiptit, ka vdekur në një gjykatë të hënën, ka raportuar televizioni shtetëror i Egjiptit.

Ai vdiq në moshën 67-vjeçare.

Morsi ishte presidenti i parë i zgjedhur me votë të lirë më 2012. Ushtria shpërbeu parlamentin më vonë gjatë atij viti dhe e rrëzoi Morsin më 2013.

Morsi ishte në gjykatë për akuzat për spiunazh kur i ra të fikët dhe vdiq, sipas raportimit.

Trupi i tij është dërguar në spital.