Botë

Qindra manifestime në SHBA me kërkesa për shkarkimin e Trumpit

Në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë organizuar me qindra manifestime në të cilat po kërkohet shkarkimi nga posti i presidentit Donald Tramp.

Më shumë se 130 manifestime janë organizuar në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Donald Trump. Deputetja e parë myslimane në Kongresin amerikan u shpreh se shpresonte që kolegët e saj në Kapitol Hill t’I përgjigjeshin kërkesës së miliona amerikanëve që nuk e duan Tramp si presidentin e tyre. Ajo theksoi se ndryshimet më të mëdha në vend që nga e drejta e votës për gratë, e deri tek fundi i skllavërisë, nuk nisën në kongres, por rrugëve të qytetit, si për shembull në Ditroitin e saj. Në Nju Jork manifestimi u mbajt në Folej Skuer, ku u mblodhën me qindra persona. Në një nga parullat lexohej: Mjaft regjimit Tramp – Pens, ndërsa pjesa më e madhe kërkonin shkarkimin e kreut të Shtëpisë së bardhë. /ABC News