Gjykata në Brazil e liron sulmuesin që theri me thikë presidentin Bolsonaro

15 June 2019 20:16

Një gjykatë në Brazil e ka liruar nga akuzat burrin që theri me thikë presidentin brazilian Jair Bolsonaro, në një tubim zgjedhor shtatorin e kaluar.

Gjykata konstatoi se Adelio Bispo de Oliveira është i sëmurë mendërisht. Oliveira nuk mund të gjykohet sipas ligjeve në Brazil, ngase ai nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij në atë kohë, thuhet në vendimin e gjykatës, transmeton KTV.

Sidoqoftë, ai do të qëndrojë në burg për një kohë pacaktuar, në mënyrë që të mund të marrë trajtim. Ndërsa presidenti Bolsonaro tha se vendimi është skandaloz dhe do të kërkojë anulimin e tij.

Sipas Bolsonaros, sulmi me thikë ishte i motivuar politikisht.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme