Botë

OKB i kërkon Koresë së Veriut të ndërpresë importin e naftës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 25 vende të tjera akuzojnë Korenë e Veriut për shkelje të sanksioneve të OKB-së duke importuar shumë më tepër se kufiri vjetor prej 500 000 fuçi nafte të rafinuar.

SHBA dhe aleatët e saj kërkojnë nga komisioni i Këshillit të Sigurimit, që monitoron sanksionet, për të deklaruar se Pheniani ka kaluar kulmin dhe për të kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të importeve të naftës nga ana e Koresë së Veriut.

Korrikun e kaluar, Rusia dhe Kina, furnizuesit kryesorë të produkteve të naftës në Korenë e Veriut, bllokuan një kërkesë të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.