Meksika nxjerr në shitje aeroplanin presidencial “për të frenuar migrimin ilegal”

Meksika nxjerr në shitje aeroplanin presidencial “për të frenuar migrimin ilegal”

13 June 2019 11:42

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador ka nxjerrë në shitje aeroplanin e tij presidencial dhe u zotua se fitimet do të shkojnë për të financuar përpjekjet për frenimin e migrimit ilegal.

Ky veprim vjen pasi Meksika dhe SHBA arritën një marrëveshje që të shmangen tarifat amerikane për mallrat meksikane vetëm nëse vendi i Obrador bën më shumë për të ndalur migrim e njerëzve nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së.

Kreu i shtetit meksikane tha se vlera e parashikuar e Boeing 787 Dreamliner është 150 milionë dollarë.

Gjatë fushatës presidenciale në vitin 2018, Lopez Obrador, i cili është i njohur në Meksikë me inicialet e tij Amlo, premtoi të shesë avionin, i cili fillimisht ishte blerë për 218 milion dollarë.

Ai u tha mbështetësve se do të përdorte aeroplanë komercialë me çmime të favorshme.

Meksika gjithashtu dëshiron të shesë 60 aeroplanë në pronësi të qeverisë dhe 70 helikopterë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme