Boshnjakët kërkojnë nga Beogradi e Podgorica status special për Sanxhakun

Boshnjakët kërkojnë nga Beogradi e Podgorica status special për Sanxhakun

10 June 2019 15:24

Novi Pazar, 10 qershor - Këshilli Kombëtar Boshnjak (KKB) u janë drejtuar sot me kërkesë organeve shtetërore të Serbisë e të Malit të Zi për vendosje të statusit special për Sanxhakun, si model për zgjidhjen e çështjes boshnjake dhe të Sanxhakut, bën të ditur FoNet, transmeton Koha.net.

Në letrën e dërguar theksohet se vendosja e statusit special për Sanxhakun, në bazë të iniciativave për zgjidhjen e statusit të boshnjakëve dhe statusin e rajonit të Sanxhakut, përbën mekanizëm të përhershëm e të qëndrueshëm që siguron të drejtën e boshnjakëve për ekzistencë politike dhe zhvillim të papenguar shoqëror dhe ekonomik, ndërsa u ofron shanse të barabarta të gjithë popujve që jetojnë aty.

Theksohet me rëndësi të thuhet se statusi special për Sanxhakun, si bashkësi politike territoriale, garanton barazi dhe konstituivitet për të gjithë popujt e Sanxhakut - shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët, transmeton Koha.net raportimet.

qëllim të ndërtimit të një shoqërie të lirë multinacionale, multikulturore, multikonfesionale dhe demokratike shansesh të barabarta për të gjithë, Këshilli Kombëtar Boshnjak ju bën thirrje për dialog dhe thekson domethënien dhe rëndësinë e pranimit të parevokueshëm të këtij propozimi përmes kësaj iniciative", thuhet në kërkesën e KKB-së, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme