Botë

Në Moldavi shpërbëhet Parlamenti, organizohen zgjedhje të parakohshme

Presidenti moldav, Pavel Filip shpërbëri sot Parlamentin e Moldavisë dhe thërriti zgjedhje të reja për të nxjerrë vendin nga kriza politike që po kalon prej shumë javësh.

Pavel Filip, kryeministër i emëruar president pas pezullimit të presidentit prorus, Igor Dodon nga gjykata Kushtetuese, nënshkroi sot dekretet që lejojnë organizimin e zgjedhjeve më 6 shtator, njoftoi presidenca moldave./Atsh/