Botë

Miliarderi Bloomberg investon 500 milionë dollarë për politikat mbi klimën

Descriptive Text

I vendosur që të largojë skepticizmin klimatik, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, miliarderi Michael Bloomberg njoftoi sot se do të shpenzojë 500 milionë dollarë për të detyruar klasën politike amerikane që të përshpejtojë tranzicionin drejt energjive të rinovueshme.

“Përballë ngrohjes, problemi mbi të gjitha është politik dhe jo teknologjik” deklaroi para të sapo diplomuarve të prestigjiozit Instituti Teknologjik në Masaçusets (MIT), miliarderi 77-vjeçar, shumë i angazhuar në betejën kundër ngrohjes dhe i dërguar special i OKB-së për klimën./Atsh/