Botë

Tornado bën 'kërdi' në Bocholt të Gjermanisë, shkatërron gjithçka gjen para

Nata e djeshme ka qenë shumë e gjatë dhe e frikshme për qytetin e Bocholt në Gjermani. Kjo zonë u godit nga një furtunë e fuqishme dhe më pas nga një tornado që shkatërroi gjithçka i doli para.

Në mediat gjermane kanë publikuar edhe pamjet nga çfarë la pas vorbulla e madhe e tornados. Makina të përmbysura, pemë të thyera e çati të shkatërruara kjo është gjendja gjatë mëngjesit të sotëm në Gjermaninë veriperëndimore.

Përgjatë të gjithë të mërkurës në Bocholt dhe zonat përreth ka pasur erëra shumë të forta që arrinin shpejtësinë nga 180 deri në 255 km në orë.

"Ishte një uragan i fortë në Bocholt mbrëmë," tha meteorologu DWD Andreas Friedrich për CNN.

"Ky është tornado e pestë e konfirmuar në Gjermani këtë vit" është shprehur më pas ai. Fatmirësisht tornadoja që goditi qytetin Bocholt nuk shkaktoi dëme në njerëz.

{gallery}