Botë

Irak, dy shtetas francezë dënohen me vdekje shkaku i ISIS-it

Dy shtetas francezë janë dënuar me vdekje nga një gjykatë irakiane, pasi janë shpallur fajtorë për pjesëmarrje në grupin terrorist të Shtetit Islamik.

Iraku është duke gjykuar qindra luftëtarë të ISIS-it, përfshirë edhe shtetasit e huaj, të cilët u arrestuan nëpër baza të këtij grupi nëpër Siri e Irak.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron, deklaroi se Franca respekton sovranitetin e Irakut, por kundërshton dënimin me vdekje, transmeton KTV. Me dënimin e këtyre dy shtetasve të huaj, shkon në nëntë numri i francezëve të dënuar me vdekje në Irak, derisa tre të tjerë pritet të gjykohen më tre qershor.

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, deklaroi se është duke tentuar që katër shtetasit e saj të mos ekzekutohen në Irak, pasi janë dënuar me vdekje.