Përmbytje të mëdha nga shirat në Kaliforni

Përmbytje të mëdha nga shirat në Kaliforni

22 February 2017 20:36

Kalifornia e Veriut u përball me shira të fuqishëm gjatë këtyre ditëve që shkaktuan përmbytje të mëdha për shkak të vërshimit të lumenjve të tejmbushur.

Ekipet e zjarrfikësve shpëtuan banorët e një lagjeje në San Josenë e përmbytur nga uji pasi kishin shpëtuar më parë 5 persona të cilët ishin bllokuar nga uji në një tjetër zonë të qytetit.

Shirat e dendur janë pasojë e një serie stuhish të krijuara nga ajo që njihet si dukuria e “lumenjve atmosferikë”, korridore të ngushta ajri me lagështi nga Oqeani Paqësor.

Shirat kanë tejngopur gjithë rajonin të pllakosur dikur nga thatësira duke krijuar kaos për banorët.

Stuhitë e dendura të shiut kanë nisur të dobësohen dhe pritet që brenda ditës së sotme në këtë rajon të rikthehet moti i thatë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme