Botë

Luftë në një burg të Brazilit, 15 të vdekur nga përleshjet mes të dënuarve

Një luftë e vërtetë ka ndodhur gjatë së dielës në një në një burg të shtetit të Amazonës, në veri të Brazilit.

Raportohet se nga përleshja masive mes të burgosurve kanë mbetur të vdekur 15 persona.

Disa prej të burgosurve u therën me furça dhëmbësh të mprehura në formë thike, ndërsa disa u mbytën.

I njëjti burg ka qenë në qendër të vëmendjes së një rebelimi të burgosurish që zgjati gati 20 orë, e që la pas 56 të vdekur gjatë janarit të vitit 2017.