Tre francezë dënohen me vdekje si pjesë e ISIS-it

26 May 2019 21:09

Tre francezë janë dënuar me vdekje nga një gjykatë në Irak, pasi janë shpallur fajtorë për pjesëmarrje në grupin militant të Shtetit Islamik.

Kevin Gonot, Leonard Lopez dhe Salim Machou, janë në mesin e 12 shtetasve francezë që janë transferuar nga Siria në Irak për gjykim.

Franca ende nuk ka reaguar për dënimin që kanë marrë tre shtetasit e saj, por në muajin prill, presidenti Emanuel Macron kishte refuzuar të komentojë, duke thënë se gjykimi i pjesëtarëve të ISIS-it është çështje e Irakut, transmeton KTV.

Gjykatat irakiane kanë gjykuar qindra militantë të huaj të ISIS-it, por asnjë nuk është ekzekutuar deri më tani. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar gjykimet e tilla, pasi thonë se të akuzuarit janë torturuar me qëllim që të dëshmojnë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme