Talibanët afganë akuzohen se kanë keqtrajtuar dhe torturuar të burgosurit

Talibanët afganë akuzohen se kanë keqtrajtuar dhe torturuar të burgosurit

26 May 2019 15:06

Robërit afganë që janë mbajtur nga militantët talibanë, i janë nënshtruar “keqtrajtimit dhe veprimeve të tjera që mund të përbëjnë torturë”, ka thënë Misioni për Asistencë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA).

Në një deklaratë të publikuar sot, UNAMA thotë se ka intervistuar 13 të burgosur nga një grup prej 53 personash, që muajin e kaluar u liruan nga burgjet e talibanëve në provincën Uruzgan.

Këta persona u liruan pas një operacioni të kryer nga forcat speciale afgane. Në mesin e të liruarve ka persona që kanë qenë pjesë e forcave të sigurisë, të Qeverisë, por edhe civilë.

Sipas Misionit të OKB-së, këta persona janë mbajtur nga talibanët në kushte të vështira dhe kanë qenë subjekt i punës së detyrueshme. Madje, disa persona që janë liruar, kanë thënë se talibanët kanë vrarë disa prej robërve.

“Ata kanë treguar janë mbajtur në kushte të këqija dhe ka pretendime të besueshme se i janë nënshtruar keqtrajtimit dhe torturës, por edhe për vrasjen e civilëve dhe të personelit të sigurisë. Shumë të burgosur kanë raportuar për vrasjen e të paktën 11 personave nga talibanët”, thuhet në deklaratën e UNAMA.

Kreu i UNAMA, Tadamich Yamamotot tha se është “thellësisht i shqetësuar” lidhur me këto pretendime, për abuzimin e të burgosurve nga talibanët.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut në Afganistan, Richard Bennett i ka bërë thirrje talibanëve që të respektojnë ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe t’u ofrojnë “të gjithë personave, që kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në armiqësi, apo persona që kanë pretenduar të bëjnë një gjë të tillë, që gjithmonë t’i trajtojnë në mënyrë njerëzore”./rel/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme