Zgjedhjet evropiane shënjestër e kërcënimeve online

25 May 2019 21:50

Elementë të rinj on line po përfitojnë nga mungesa e kuadrit ligjor në internet për të ndikuar në zgjedhjet evropiane të kësaj jave, sipas një raporti të ri, i cili vë theksin në rolin e partive populiste dhe ndërhyrjeve kibernetike.

Përpara zgjedhjeve që po mbahen në të gjithë Bashkimin Evropian nga e enjtja në të dielën, instituti për dialogun strategjik (ISD) po heton rastet në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe në Poloni.

"Aktorë të rinj po shfrytëzojnë mungesën e kuadrit ligjor në internet, duke përshtatur shpesh linjën e përdorur nga shtete armiqësore si Rusia, apo më tej të grupeve amerikane të interesit, por gjithashtu duke krijuar edhe fushatat e tyre pan-evropiane", thuhet në raportin e publikuar një ditë më parë.

Partitë politike populiste, aktivistët e ekstremit të djathtë dhe grupe fetare po përshtatin taktikat më të njohura në mënyrë që të përdoren më pas nga shtetet.

Ndërhyrjet online për të cilat u akuzua Rusia gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016 mund të ketë frymëzuar aktorët evropianë, të cilët po përdorin profile të rreme në Twitter për të përforcuar jehonën e mesazheve dhe sulmuar kundërshtarët e tyre./Atsh/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme