216 migrantë shpëtohen nga Marina e Maltës

216 migrantë shpëtohen nga Marina e Maltës

25 May 2019 19:58

Marina e Maltës njoftoi sot shpëtimin gjatë mbrëmjes së kaluar të 216 migrantëve të cilët ndodheshin në kushte të vështira në dy anije në Mesdhe.

Ata u pritën sot në mëngjes në Valeta, ditë që përkon edhe me nisjen e procesit të votimit për zgjedhjet evropiane.

Grupi i parë u shpëtua të premten në mbrëmje pas thirrjes për ndihmë pasi anija kishte nisur të mbushej me ujë.

Në mbrëmje, Malta mori një tjetër thirrje për ndihmë në det, anija e patrullimit e cila po lundronte drejt Valetës me migrantët e grupit të parë u kthye mbrapsht për ti ardhur në ndihmë grupit të dytë.

Sipas marinës, gra shtatzëna dhe të mitur të pa shoqëruar regjistrohen në mesin e migrantëve të shpëtuar.

Shtet i vogël me 450 000 banorë i cili ndodhet në jug të Sicilisë, Malta gjatë viteve të fundit ia ka lënë detyrën e vështirë Italisë për të marrë përgjegjësinë e shpëtimit dhe pritjes së migrantëve që nisen nga Libia me shpresën për të arritur në Evropë./Atsh/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme