Botë

Trumpi anashkalon Kongresin për marrëveshjen miliardëshe me Arabinë Saudite

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka hequr dorë nga shitja e armëve për Arabinë Saudite, në vlerë të miliarda dollarëve. Trumpi ka cituar kërcënimet iraniane si arsye se pse sauditët duhet të furnizohen.

Republikani po e shfrytëzon një pjesë rrallë të përdorur të Ligjit federal për ta shtyrë përpara marrëveshjen 8-miliardë dollarëshe, e cila do të duhej të miratohej nga Kongresi, transmeton KTV.

Ky vendim ka ngjallur reagime se armët mund të përdoren kundër civilëve. Demokratët e kanë akuzuar presidentin se po e anashkalon Kongresin.

SHBA-ja, armë pritet t’u shesë edhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë.