SHBA-ja do t’i dërgojë 1,500 ushtarë në Lindje të Mesme Foto: Ilustrim

SHBA-ja do t’i dërgojë 1,500 ushtarë në Lindje të Mesme

25 May 2019 15:24

SHBA-ja do t’i dërgojë 1,500 ushtarë në Lindjen e Mesme për ta kundërshtuar kërcënimin e vazhdueshëm nga forcat iraniane, ka konfirmuar sekretari në detyrë i Mbrojtjes.

Kongresi është njoftuar për planet, tha Patrick Shanahan në një deklaratë. Aeroplanët luftarakë, dronët dhe armatime të tjera do të vendosen gjithashtu, transmeton KTV.

Vendimi për dërgimin e trupave ushtarake në Lindjen e Mesme u mor pasi një zyrtar i lartë amerikan akuzoi Iranin për sulmimin e anijeve të naftës.

Tensionet u rritën këtë muaj pasi anijet në Gjirin e Omanit u dëmtuan nga një seri shpërthimesh misterioze. SHBA-ja ka vendosur tashmë një aeroplanmbajtëse dhe aeroplanë bombardues në atë rajon.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme