Franca shton masat e sigurisë pas sulmit në Lyon

Franca shton masat e sigurisë pas sulmit në Lyon

25 May 2019 15:20

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, ka thënë se ka urdhëruar autoritetet që të shtojnë në maksimum masat e sigurinë në vende publike dhe në ngjarje të mëdha.

Kjo pasi një bombë shpërtheu në qendër të qytetit francez të Lyonit, duke plagosur 13 persona, transmeton KV.

Sipas policisë, një çiklist dyshohet se e ka lënë një çantë në skaj të rrugës, derisa besohet se në të ndodhej bomba.

13 persona lëndohen pas një shpërthimi të një pakoje bombë në Francë

Përndryshe, sulmet me bomba kanë vrarë më shumë se 250 persona në Francë që nga viti 2015 dhe shteti mbetet në gatishmëri të lartë. Patrullimet ushtarake janë bërë të rregullta në shumë qytete, përfshirë Lyonin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme